×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Iu gjetën tre kilogramë marihuanë në veturë, një muaj paraburgim tre personave

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:12

    Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i’u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, tre të pandehurve A.F., K.N. dhe L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të blerjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    “Sipas kërkesës, “me datën 2 tetor 2022 rreth orës 13:30, në piken kufitare “Qafë Prush”, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar substancë apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.

    Në bazë të një kontrolle gjatë kalimit kufitar nga Shqipëria për në Kosovë, në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur një thes i mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, me peshë 3.452 gr.”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Gjakovë, 04 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj tre të pandehurve A.F., K.N. dhe L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të blerjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas kërkesës, “me datën 2 tetor 2022 rreth orës 13:30, në piken kufitare “Qafë Prush”, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar substancë apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë. Në bazë të një kontrolle gjatë kalimit kufitar nga Shqipëria për në Kosovë, në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur një thes i mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, me peshë 3.452 gr.”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurve ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark