×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivanka Trump dhe Jared Kushner, pushime në Shqipëri

    Insajderi
    21 September 2021 - 22:30

    Vajza dhe dhëndri i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka dhe Jared Kushner kanë vizituar vizituar Shqipërinë gjatë kësaj vere.

    Pamjet nga pushimet e tyre i ka publikuar historiani Auron Tare, i cili ka bërë edhe “guidën” e tyre gjatë pushimeve në jug të vendit.

    Ivanka Trump dhe Jared Kushner

    Gjatë fjalës së tij në emisionit “Opinion”, Tare tha se kishin udhëtuar me helikopter përgjatë jugut të vendit, ndërsa shtoi me të preferuarin kishin vizitën në Butrint.

    “Ishte një vizitë private Zbritën në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar, nga Kepi i Rodonit, Sazan, Porto Palermo. Çdo ditë kishim aktivitet, përshkuam Sazanin. Nuk i njohu njeri. Në fund fare vizituan Butirntit. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leus, një pjesë e malit digjej, ishte koha e flakëve. Fluturuam deri afër kufirit grek, në Leus shikuan kishën. Po diskutonin për krishterimin, myslimanizmin se ata vetë janë çifut, çifut nga Rusia. Ajo është një nga kishat më të bukura,”-tha Auron Tare. Po ashtu ai shtoi se Ivanka shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Pierre-Étienne Guyot.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark