×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ivanka Trump ua ndaloi të përdorin tualetet e rezidencës së saj – truprojat u detyruan të udhëtonin një milje larg për të urinuar

    Insajderi
    15 January 2021 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, ua ka ndaluar truprojave të saj të Shërbimit Sekret të përdorin tualetet në rezidencën e saj në Uashington DC.

    Madje, siç pretendohet, shkruajnë mediat e huaja, ata janë detyruar të udhëtojnë rreth një milje për të kryer nevojën e tyre fiziologjike.

    E ashtuquajtura “Vajza e Parë” dyshohet se personalisht refuzoi të ofrojë “lehtësira” në rezidencën e saj – me gjashtë dhoma të gjumit dhe shtatë banjo – në Kalorama të Uashington DC dhe thuhet se nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë.

    Kjo, siç pretendojnë mediat më tej, i detyroi disa agjentë të vozisnin një milje për në kompleksin e zëvendëspresidentit Mike Pence në Observatorin Detar të SHBA-së, në të cilat objekte ata ishin “të mirëpritur” për t’i shfrytëzuar.

    Mediat kanë raportuar për “sagën e tualetit”, e cila supozohet se përfundoi vetëm me marrjen me qira të një studioje të financuar nga taksapaguesit – 3,000 dollarë në muaj – komplet me banjë – afër shtëpisë së marrë me qira të Ivanka.

    Drama thuhet se filloi menjëherë pasi Ivanka, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre u zhvendosën nga New York në DC në fillim të vitit 2017 për të punuar për administratën e Presidentit Trump.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark