×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Izolimi nga pandemia rriti problemet me gjumin

    Insajderi
    12 June 2021 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izolimi nga COVID-19 shtoi problemet me gjumë, si pasojë e qëndrimit të gjatë para pajisjeve elektronike

    Një studim i fundit ka zbuluar se izolimi gjatë pandemisë COVID-19 ndikoi në cilësinë e gjumit tek shumë persona.

    Izolimi total rezultoi në rritjen dramatike të përdorimit të internetit dhe pajisjeve elektronike, njofton Klan Kosova.

    Studiuesit vërejnë se është e mundshme që rritja e përdorimit të tyre ishte për shkak se njerëzit po përpiqeshin të kompensonin ndërveprimin e kufizuar shoqëror dhe të plotësonin kohën e tyre të lirë.

    Hulumtimi përfshiu 2123 pjesëmarrës dhe kreu disa sondazhe për të vlerësuar cilësinë e gjumit gjatë javës së tretë dhe të shtatë të bllokimit.

    Gjithashtu, në studim u gjet se ka rënie të cilësisë së gjumit për njerëzit që qëndruan më shumë në ekranet e pajisjeve elektronike dy orë para gjumit. Derisa ata që ulën aktivitetin e tyre në ekrane dy orë para se të binin në gjumë raportuan një përmirësim të cilësisë së gjumit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark