×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli fillon të pranojë turistët

    Insajderi
    21 October 2021 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turistët do të lejohen të hyjnë në Izrael nga 1 nëntori, duke iu nënshtruar kushteve të caktuara, pas ndalimit të mbërritjeve për më shumë se një vit e gjysmë.

    Kryeministri Naftali Bennett, ministri i Shëndetësisë Nitzan Horowitz dhe ministri i Turizmit Yoel Razvozov ranë sot dakord për masën, por ajo duhet ende të miratohet nga qeveria në tërësi.

    Të huajt që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të lejohen të hyjnë në vend, nëse kanë kaluar të paktën shtatë ditë nga doza e tyre e dytë, raporton ATSh.

    Pas dy dozave të vaksinave Moderna, AstraZeneca, Sinovac ose Sinopharm, duhet të kenë kaluar të paktën dy javë, gjë që vlen edhe për vaksinën nga Johnson & Johnson.

    Këto afate kohore zbatohen, gjithashtu, edhe pas një vaksine përforcuese.

    Të shëruarit nga COVID-19 mund të hyjnë në vend nëse kanë marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID të miratuar nga OBSH.

    Izraeli u mbyll praktikisht pas fillimit të pandemisë.

    Të huajt lejoheshin të hynin vetëm në raste të jashtëzakonshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark