×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ja çfarë do të bëjë Përparim Rama me Kishën Ortodokse, nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës

    Insajderi
    21 September 2021 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përparim Rama i LDK-së, i cili në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garon për kryetar të Komunës së Prishtinës, tha se objekti i Kishës Ortodokse brenda hapësirës së kampusit të UP-së në të ardhmen mund të shfrytëzohet për të mirë.

    Por sipas tij, duke e pasur parasysh kohën kur është ndërtuar kisha, që ishte si një akt agresiv, Rama tha se deri në momentin kur të kemi ngritje të nivelit të vetëdijes së popullit serb që t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe të tregojnë për dëmet që i kanë shkaktuar këtij populli, nuk mund të shihet ndryshe dhe gjithmonë do të prezantojë në dijen e ndërdijen tonë si një akt negativ.

    Përndryshe, ai shtoi se ky objekt mund të transformohet në një ndërtesë pajtimi të kulturave të ndryshme të pajtimit fqinjësor, ose në një muze pajtimi.

    Ndërkaq për hapësirën përreth UP-së ai deklaroi se nëse zgjedhet kryetar, do të bëjë ndërhyrje pozitive.

    “Duhet të pastrohet, rigjenerohet e të mirëmbahet edhe pjesa përreth. Ky vend duhet të ketë jetë. Nuk është i shfrytëzueshëm. Nuk mirëmbahet në aspektin e barit, bimëve, nuk ka seriozitet e plan regullativ”, përfundoi Rama i LDK-së për emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark