×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

    Insajderi
    30 November 2022 - 09:31

    Mjalti mund të bëjë pothuajse çdo pjatë më të shijshme – nga pula e pjekur dhe peshku te buka dhe ëmbëlsirat.

    Hulumtimet e reja kanë treguar se mjalti gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët, raporton Eat This.

    Studiuesit nga Universiteti i Torontos, rezultatet e studimit të të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Revieës, vendosën të përcaktojnë se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rrezikut kardiometabolik.

    Studiuesit u fokusuan në 18 teste të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1100 pjesëmarrës dhe që zgjatën dy muaj. Rezultatet treguan se konsumimi i mjaltit ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si ulja e sheqerit në gjak dhe nivelet e kolesterolit.

    Te pjesëmarrësit që konsumonin mesatarisht dy lugë mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe me lule ishte shkaku i shumë përfitimeve shëndetësore. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv, transmeton Klankosova.tv.

    “Këto rezultate janë befasuese sepse mjalti përmban rreth 80 për qind sheqer, kështu që mund të mos ketë kuptim që diçka kaq e ëmbël ul sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, acideve organike dhe të tjera të zakonshme dhe të rralla. Komponimet bioaktive që kanë shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore”, shpjegon Tauseef Khan, studiues i hulumtimit të përmendur dhe bashkëpunëtor kërkimor i shkencave të ushqyerjes në Universitetin e Torontos.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    27 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark