×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja çfarë ndodh nëse nuk flini mjaftueshëm gjumë?

    Insajderi
    27 January 2023 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjumi i pakët sipas studimeve, vendos në rrezik shëndetin tonë

    Një studim i ri ka gjetur një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip.

    Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

    Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen – dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë.

    Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

    Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë në mes të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike.

    Gjithashtu, këshillohet heqja e pajisjeve elektronike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark