Ikona e boksit shqiptar, Xhevdet Peci ka ndërruar jetë dje në moshën 67-vje[are në SHBA.
Sot për vdekjen e “Grushtit të hekurt” siç njihej Xhevdeti, kanë shkruar edhe mediat serbe që e kanë cilësuar si një prej boksierëve më të mëdhenj të Ish-Jugosllavisë.
“Iku një nga më të mëdhenjtë! Ka ndërruar jetë ikona e boksit jugosllav, Xhevdet Peci!”, ka shkruar portali serb Informer, i cili i ka kushtuar një shkrim të gjatë legjendës kosovare.
Peci ishte katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale dhe pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore.