18:02 - 25 Qershor 2022

Gareth Bale do të kalojë në Amerikë, te Los Angeles FC.

32 vjeçari ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës së Ligës Amerikane (MLS), Los Angeles FC në një kontratë, e cila fillimisht do të jetë njëvjeçare, ndërsa ai ka një mundësi për të zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë.

Lajmin se Bale tashmë ka rënë dakord me Los Angeles FC e ka kumtuar gazetari Tom Bogert, i cili mbulon nga afër kampionatin MLS. Po i njëjti lajm është konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano. Sulmuesi uellsian pritet të nënshkruajë kontratë afatshkurtër me klubin amerikan, prej një viti, me mundësi të rinovimit.