×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ja pse doli plaku nga Skënderaj në rrugë për të përgatitur fli me saç

    Insajderi
    25 November 2021 - 19:51

    Një burrë dhe një grua në moshë janë parë duke përgatitur fli me saç sot gjatë ditës në Skenderaj.

    Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.

    Ndërsa fotografi Sefer Aliqkaj ka zbuluar edhe arsyen pse ata kishin dalë për të përgatitur fli.

    “Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergojë në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

    Postimi i plotë:

    Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër
    Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli.
    Dhe a e dini përse dhe për kënd?
    Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij.
    “Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”.
    Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark