Edhe në stacionet televizive kanadeze Gabor Kiraly është kthyer në kult. Në prag të ndeshjes midis Hungarisë dhe Islandës, tre moderatorë ishin veshur me tutat gri, emblema e portierit. “Njëri prej tyre ishte Caldwell, me të cilin kam luajtur te Burnley.
Më pëlqen vëmendja që po marrin tutat. Unë kam 22 vite që i vesh, por Hungaria ka 44 vite që nuk luan në një Evropian. Prandaj shumë tifozë nuk më njohin,” shprehet Kiraly gjatë një interviste për Sport Bild.
Gjithçka ka filluar kur ai ishte te ish-klubi i tij Halandas Szombathely në vitin 1994, pasi portieri kishte harruar tutat e zeza.
“Më kishin ngelur një palë tuta gri. Atë ndeshje e fituam, dhe nuk humbëm në nëntë ndeshjet e mbetura duke siguruar qëndrimin në kategori. Që prej asaj periudhe nuk i hoqa më. Tutat e para i kam akoma në dollap, megjithëse janë pak të grisura. Në Francë kam marrë me vete tre tuta shumë të holla për shkak të vapës. Deri në momentin që nuk humbasim, nuk i ndërroj”, ka treguar ai.