×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ja sa “të mençura” janë politikat fiskale të qeverisë, tregon Hoti

    Insajderi
    24 January 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përnga sasia importuan më pak naftë, por nga të hyrat buxhetore gjeneruan më shumë prej saj. Një kundërthënie të tillë ia shpaloi Qeverisë, ish-ministri i financave, Avdullah Hoti, shkruan Insajderi.

    Duke ngrerë “mosmençurinë”, siç e quan ai, të politikave fiskale të qeverisë, ai tregon se këto të hyra do të mund të ishin në buxhetin e familjeve e jo duke u zvhleftësuar në bankat e qeverisë nga inflacioni.

    Reagimi i Hotit:

    Ja sa të mençura janë politikat fiskale të qeverisë në kulmin e krizës sociale nga rritja e çmimeve.

    Gjatë vitit 2022, krahasuar me 2021:

    ● Sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%,

    ● Por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro).

    Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë.

    [të dhant nga Instituti GAP, të cilin e përgëzoj për analizat e vazhdueshme me shumë interes për politikbërje]./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark