×
  • Sport
  • Sport

    Ja sa tifozë ishin të pranishëm në prezantimin e Al Ittihad

    Insajderi
    09 June 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në stadiumin ‘King Abdullah Sport City’ është duke u zhvilluar prezantimi i lojtarit të ri të Al-Ittihad, Karim Benzema, ku po marrin pjesë rreth 65 mijë tifozë të këtij klubi.

    Dy ditë më parë, ish-anëtari i Real Madridit konfirmoi zyrtarisht se ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

    Me këtë sulmuesi francez vazhdoi serinë e yjeve të njohur të futbollit evropian që vazhdojnë karrierën në Gadishullin Arabik.

    Ai bëri bujë të vërtetë në tribuna pasi solli në stadium Topin e Artë, çmimin për futbollistin më të mirë në Evropë, të cilin e mori vitin e kaluar.

    Francezi mbërrin në Al-Ittihad pas 14 vitesh te Reali. Në atë periudhë, ai luajti 648 ndeshje në të cilat shënoi deri në 354 gola, duke përfshirë të gjitha garat.

    Më parë ai ka veshur me shumë sukses edhe fanellën e Lyonit. Ai shënoi 37 gola në 97 ndeshje për kombëtaren franceze.

    Skuadra e Al-Ittihad fitoi titullin kampion në Ligën Pro Saudite sezonin e kaluar përpara Al-Nassr të Ronaldos dhe me Benzema në sulm do të përpiqet ta përsërisë këtë sukses edhe në sezonin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark