Futbollistët e Juventusit nuk kanë për të qenë aspak të qetë gjatë pushimeve të verës. Trajneri Masimiliano Allegri ka vendosur t’i spunojë të gjithë lojtarët dhe ka gjetur mënyrën se si.
Gjithçka është e mundur falë teknologjisë. Gjatë një emisioni televiziv dje në mbrëmje, Allegri ka treguar se do të përdorë një orë speciale, të cilën do ta mbajnë gjatë gjithë kohës lojtarët bardhezinj, shkruan Telesport.al.
Lojtarët, gjatë pushimeve kanë një program për të zbatuar, të përgatitur nga trajneri, në mënyrë që të paraqiten në formë kur të nisë faza përgatitore.
Për të evituar surpriza, trajneri Allegri ka vendosur që lojtarët të mbajnë një orë speciale, që transmeton info në kohë reale. Ajo jep çdo lëvizje të lojtarëve dhe të dhënat do të monitorohen nga Allegri e stafi i tij. Lojtarëve nuk do t’u lejohet ta heqin orën, që transmeton çdo lëvizje gjatë 24 orëve.