×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga arsyetohet: Nga emocionet harrova kundër kujt luajti Kosova

    Insajderi
    11 September 2018 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe. Ajo me këtë rast ka uruar të gjithë që loja e parë që bëri edhe inaugurimin e stadiumit “Fadil Vokrri” u përmbyllë me fitore, emocione e gëzime.

    Ajo është arsyetuar se nga emocionet që kishte sot ka gabuar duke thënë në rrjete sociale se  Kosova ka luajtur ndaj Azerbejxhanit. Sipas saj, kjo ka pak rëndësi

    “Loja e parë e Kosovës që inauguroi stadiumin e të madhit Fadil Vokrri u përmbyllë me fitore, emocione e gëzim. Djemtë sonte në bënë shumë krenarë. Urime fitorja, Kosovë!  PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kundër kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte”, ka shkruar Jahjaga në Instagram.

    Ndryshe, Jahjaga në vend të Ushujve Faroe kishte shkruar se po e ndjek ndeshjen e Kosovës kundër Azerbejxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark