Ai e fitoi brezin “IBO” në kategorinë e peshave gjysmë të rënda, ku kundërshtar e kishte boksierin nga Tanzania Joseph Maigwisya.
Zogaj pas fitores tha “Jam krenar që jam shqiptar”.
Para tij, kosovari me nënshtetësi zvicerane Eris Bajra, fitoi titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.
Më interesantja e meçeve të kësaj nate është ai i nipit të Luan Krasniqit, Ardianit, i cili do të grushtojë me qëllimin për të fituar brezin WBO Intercontinental.