×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Jam lodhur nga pandemia”- Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

    Insajderi
    13 April 2021 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

    “Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë. Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai.

    Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë. Anschober, ish-gazetar, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë.

    Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus.

    Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit, gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij.

    Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark