×
  • Sport
  • Sport

    “Jam më i shpejtë se Sterling”. Broja i pakënaqur me lojën elektronike FIFA 23, Chilwell i del në krah: “Nuk të njohin ende vëlla”

    Insajderi
    01 October 2022 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publikimi i lojës elektronike FIFA 23 është bërë publike dhe futbollistët janë interesuar për të parë statistikat e tyre. Armando Broja, futbollisti i Chelsea-t është shprehur i pakënaqur me vlerësimin që i është bërë dhe shqiptari mendon se ata që kanë krijuar statistikat e tij, kanë gabuar të dhënat e tij rreth shpejtësisë.

    Në videon e publikuar nga klubi, idea ishte befasia që iu shkaktua Mason Mount, kur i dorëzuan skedën e tij në FIFA 23 me të dhëna false. Vetëm se në fund të videos, shfaqet Broja të cilin e kanë bërë më të ngadaltë se shumë shokë të skuadrës.

    “Unë jam më i shpejtë se Sterling”, tha fillimisht Broja para shokëve të skuadrës, i ngushëlluar menjëherë nga Ben Chilwell: “Me shumë mundësi je. Me shumë mundësi je më i shpejti në skuadër. Por ata nuk të njohin ende vëlla”, konfirmoi lojtari anglez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark