×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Jam shumë i emocionuar”, fjalët e para të Betim Fazlijit si lojtar i ri i St Paulit

    Insajderi
    15 July 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ndihet i lumtur dhe emocionuar pas transferimit te klubi gjerman, St Pauli.

    Sot (e premte) gjatë ditës, St Pauli konfirmoi zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Betim Fazliji nga St Galleni.

    Detajet e transferimit nuk u bënë publike, por Fazliji thuhet se iu ka kushtuar gjermanëve rreth 700-800 mijë euro.

    Ky transferim e ka bërë të lumtur djaloshin nga Kosova, i cili mezi pret t’ia fillojë aventurës së re.

    “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në St. Pauli”, ka thënë fillimisht Fazliji pas prezantimit te klubi gjerman, transmeton telegrafi.

    “Kalimi në Hamburg dhe një ligë e re është një hap i madh për mua pas tetë vitesh në St. Gallen, por klubi paraqiti një plan shumë të mirë”.

    “Stili lojës aktive më përshtatet shumë mirë. Mezi pres të bëhem pjesë e një ekipi të ri dhe do të doja të kontribuoja në suksesin tonë kolektiv sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark