×
  • Sport
  • Sport

    Janë “hija” e Cristiano Ronaldos – Njihuni me binjakët që dikur ishin ish-ushtarë të forcave speciale

    Insajderi
    05 January 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më i paguar në botën e futbollit që pas transferimit të tij te klubi saudit i Al Nassr.

    Para pak muajsh, dy roje sigurie të portugezit, të cilët janë binjakë, u bënë të njohur nëpër media. Ata kanë kohë që ruajnë nga afër yllin e futbollit.

    Ata nuk janë thjesht roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave special, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një afat kohor të shkurtër.

    Sipas informacioneve, paga e tyre mujore që marrin nga Cristiano Ronaldo është 800 mijë euro. Jorge dhe Sergio Ramalheiro kanë shërbyer dikur në Afganistan, por tani janë dy mbrojtësit e Ronaldos dhe lëvizin si hija e tij.

    Gjatë prezantimit të CR7 me klubin saudit, ata nuk i shpëtuan kamerave dhe dukeshin qartë shumë pranë yllit portugez.

    Që nga momenti i punësimit të tyre, binjakët nuk janë shkëputur asnjëherë nga Ronaldo, duke e shoqëruar atë kudo që shkon. Madje thuhet se ata të dy përdorin dhe teknologjinë satelitore, ku shohin nëse ndonjë gjë e dyshimtë ndodh pranë vendodhjes së portugezit, dhe binjakët shkojnë në vendgjarje gjithmonë përpara policisë.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark