×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Janë publikuar formacionet startuese të super-sfidës: Brazil – Zvicër

    Insajderi
    28 November 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari do të luajnë sonte kundër Brazilit në top formë në kërkim të një fitore befasi për t’u kualifikuar në Botëror

    Në fakt, Zvicrës do t’i lehtësohej rruga për kualifikim edhe me një barazim të mundshëm, pasi që do të hynte në ndeshjen e tretë kundër Serbisë me dy rezultate në tavolinë.

    Pesë herë kampioni i Botës, Brazili do të hyjë në këtë ndeshje për ta shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Katari 2022 në stadiumin 974. Të dyja skuadra i kanë fituar dy ndeshjet e para në Grupin H dhe kanë nga tri pikë dhe për këtë është një ndeshje e rëndësishme për të dyja ato.

    Brazili është në një ecuri prej 16 ndeshjes pa humbje dhe mund ta zgjeroi këtë ecuri duke fituar kundër Zvicrës dhe kaluar në fazën e grupeve. Zvicra e mposhti Kamerunin duke falënderuar golit të Breel Embolo që shënoi me asistimin e Xherdan Shaqirit.

    Xhaka ka startuar sot por jo edhe Shaqiri pasi që në sulm për Zvicrën sonte kanë startuar Ruben Vargas, Embolo dhe Sow.

    Në anën tjetër, Brazili hynë në këtë ndeshje me një mungesë të madhe, Neymar, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Serbisë e ku ka lënduar kyçin e këmbës së tij. Si rrjedhojë sot në vend të tij starton Fred kurse në sulm janë Vinicious Jr, Richarlison dhe Rafinha.

    Formacionet zyrtare:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark