×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Janë të rrezikshme për zemrën, mjekët zbulojnë ushqimet që duhet të shmangni sa më shumë

    Insajderi
    30 November 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk është e lehtë të ndiqni një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës por ka alternativa të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë. Kjo është arsyeja pse është më mirë të dëgjoni këshilla nga ekspertët se cilat ushqime duhet të shmangni për të ruajtur shëndetin e zemrës.

    Patatinat

    Kardiologia Harmony Reynolds thotë se nuk mban asnjëherë patatina në shtëpi. “Ju thjesht nuk mund ta kontrolloni veten me to, kështu që është më mirë të mos i blini fare.”, thotë ajo.

    Margarinë dhe vaj kokosi

    Shumë studime të mëparshme kanë treguar se konsumimi i margarinës dhe vajit të kokosit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Mirëpo, mjekja kardiologe tregon se për të nuk është e qartë pse, pasi nuk paraqesin rrezik kur bëhet fjalë për kolesterolin.

    Vaji i kokosit përbëhet nga yndyrna të ngopura, të cilat janë të lidhura me shëndetin e zemrës. “Pasojat e konsumimit të tepërt të vajit të kokosit i kam parë tek pacientët e mi, të cilëve u rrit kolesteroli LDL kur përfshinë në dietën e tyre ushqime që përmbajnë këtë vaj”, tha ajo.

    Proshutë

    “Është më mirë që të paktën të përpiqeni të hani më pak ushqim të tillë dhe të shmangni çdo ekzagjerim”, thotë mjekja.

    Ëmbëlsirat e përpunuara

    Në vend të ëmbëlsirave të përpunuara, hani fruta, kos, çokollatë të zezë ose arra. Janë shumë më të shëndetshme dhe po aq të shijshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark