Januzaj “ultimatum” Mourinhos, i kërkon vend në formacionin bazë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Januzaj “ultimatum” Mourinhos, i kërkon vend në formacionin bazë

    Insajderi
    04 July 2016 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talenti kosovar, Adnan Januzaj kërkon që trajneri i Mançester United, Joze Mourinho, të vendosë sa më shpejt për të ardhmen e tij.

    Tabloidi anglez The Sun shkruan se Januzaj pritet të zhvillojë një takim me Mourinhon këtë javë dhe kërkesa e tij është: Ose të jetë pjesë e formacionit bazë, ose ai do të largohet nga klubi, transmeton Insajderi.

    21-vjeçari me origjinë shqiptare u huazua sezonin e kaluar te Dortmundi, por u rikthye në janar të këtij viti. Januzaj numëron 50 prezenca me Mançester United, duke shënuar edhe 5 gola që nga viti 2013.

    Ai nuk u grumbullua nga Belgjika për finalet e Evropianit “Francë 2016” dhe me Dortmudin luajti vetëm 6 ndeshje.

    Januzaj është njëri nga futbollistët potencial për t’iu bashkuar përfaqësueses kosovare, e cila që nga muaji shtator do të nisë ndeshjet zyrtare kualifikuese të botërorit “Rusi 2018”.  /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark