Bajram Jashanica, një futbollist me përvojë të madhe në ndeshjet europiane, e pranoi pas ndeshjes që Slavia e Pragës është më e forta e grupit.
“E kemi ditur që Slavia ishte skuadra më e fortë e grupit, e kishim përgatitur në detaje ndeshje, u përballëm si të barabartë, i kishim rastet edhe ata patën rastet e tyre dhe shënuan një gol.”
Jashanica dhe Peter Olaynka, kanë qenë shokë skuadre te Skënderbeu, skuadra e vetme shqiptare që ka marrë pjesë dy herë në grupet e Europa Leagues. Futbollisti i Ballkanit tregon komunikimin që ka pasur me sulmuesin Nigerian.
“Olaykna është befasuar për mirë për ekipin tonë, Kosova është një shtet i ri i pranuar së fundmi në FIFA.
Më ka përgëzuar për rezultatet që kemi arritur deri tani. Është një futbollist i rëndësishëm për Slavian dhe shumë serioz e profesional”.