×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jasharaj kërkon nga AAK-ja të jetë zëri i SBAShK-ut

    Insajderi
    02 November 2022 - 13:36

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën ka takuar përfaqësues të sindikatave në vend me qëllim që të marrë qëndrimet e tyre se i përket Ligjit të Pagave.

    Deputetët të kësaj partie, kryesuar nga Shefi i Grupit, Besnik Tahiri, fillimisht e kanë vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

    Pas takimit Tahiri tha se ka mungesë të madhe të transparencës sa i përket vlerës së koeficientit. Madje sipas tij, në Ligjin për buxhetin për vitin tjetër nuk është planifikuar fare ky Ligj. Ai bëri thirrje që të ndalet lufta ndaj sindikatave.

    “Qëllimi i takimit është të dihet qëndrimi i kësaj sindikate që prek ky Ligj dhe të dëgjojmë çështjet kryesore që duan t’i ngrisin. Ka një mungesë të madhe të transparencës që lidhet me vlerën e koeficientit. Gjendjen e bënë më të keqe që në buxhetin që kemi pranuar nuk ekziston buxhetimi i Ligjit të pagave”.

    “AAK kërkon nga qeveria që me urgjencë të përcaktojë dhe buxhetojë Ligjin e Pagave. Kjo Qeveri nuk do ta fus në zbatimin Ligjin e Pagave në vitin 2023. Duhet të ndalet lufta ndaj sindikatave. Kjo qasje e dëmton Kosovën dhe cenon të drejtën e zyrtarëve publik”, shkruan EO.

    “Grupi ynë ka qenë që ka miratuar rezolutë ku deputet e VV kanë votuar që ligji të vijë. Ajo çka po shohim se është brengosëse është ligji për buxhet. Është dëshpërues të shihet që në Ligjin për buxhet të mos ekzistojë buxhetimi i ligjit të pagave”.

    Kurse kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka lutur Tahirin që të jenë zëri i kërkesave të tyre, ngase thotë se ka tendencë që zëri i tyre të shtypet. Ai tha se pret që në janar Ligji për Pagat të vijë në Kuvend.

    “Lus zotërin Besnik të jetë zëri ynë kudo. Në mars kemi dorëzuar versionin për secilin koeficient por brengë është sepse është mashtrim i  radhës që nuk përcaktohet koeficienti. Deputetët të jenë zë i sindikatave ngase është tendencë të shtypet zëri sindikal”.

    “Zonja Nagavci është dashur të na thërras që të shohim çka po bëjmë me orë të humbura e jo të sjellë vendime e frikësimi. Uroj që parlamenti të nxisë debatin dhe janari të na sjellë ligjin. Kërkesat janë të njëjta, por zonja Nagavci kishte deklaruar që versioni i SBAShK është më i ulët. Uroj që janari të na gjejë me Ligjin e pagave”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark