×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Jashari: Bulliqi në fokus nuk e kishte punën, kishte eliminimin e disa personave si brenda edhe jashtë partie

    Insajderi
    05 December 2022 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shemsi Jashari nga nga rrjeti i OJQ-ve lokakale, “Demokracia fillon këtu”, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit. Ai thekson se krejt fokusi i Bulliqit nuk ka qenë puna, por në fokus të tij ka qenë eliminimi i personave në Podujevë, si brenda dhe jashtë partie.

    Duke u bazuar në projekt buxhetin për vitin 2023, Jashari shkroi se përformanca e Bulliqit këtë vit ishte shumë e dobët.

    “Gjatë vitit 2023, Zero (0) cent për komunën e Podujevës nga Qeveria Kurti” – nënvizoi ndër tjerash ai.

    Njoftimi i potë:

    Përformancë e dobët e kryetarit Bulliqi këtë vit!

    ●Vetëm 32%, e buxhetit për investime kapitale e shpenzuar deri në shtator!

    ● Gjatë vitit 2023, Zero (0) cent për komunën e Podujevës nga Qeveria Kurti!

    Koment:

    Në vend se energjinë me shpenzue duke dërguar projekte dhe avokuar për buxhetim në nivelin qendror, krejt fokusi ka qenë qysh me mujt, me eleminu dikënd në Podujevë, si brenda si jashtë partie!!

    Keq shumë keq!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark