×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Java e 35-të e Superligës/ Formacionet startuese të ndeshjeve që zhvillohen sot

    Insajderi
    15 May 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot zhvillohet java e 35-të apo e parafundit për edicionin 2021/22 në elitën e futbollit kosovar.

    Tanimë kampioni dhe skuadrat që do të shkojnë në Evropë dihen, si dhe dy ekipet që kanë rënë direkt nga kategoria.

    Por lufta e madhe në këtë dy xhiro po zhvillohet për pozitën e tetë, pozitë që i lë skuadrat në barazh.

    Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur pozitës së tetë në tabelë.

    E ndeshja kryesore e ditës së sotme në BKT Superligë zhvillohet në kryeqytet, ku përballë njëra tjetrës janë dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita.

    Prishtina:

    DritaRexhepi; P.Islami, Limani, Cuculi, Blakqori; Broja, D.Islami, Namani; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj;

    Kryeqytetasit me një pikë nga kjo përballje do të ishin të kënaqur pasi nuk do të rrezikonin më atë pozitën e tetë, derisa gjilanasit kërkojnë triumfin për pozitën e dytë pasi kanë ende gjasa.

    Dukagjini do ta zhvillojë njërën nga duelet më të rëndësishme, pasi në Klinë pret Llapin që tanimë nuk ka objektiva pasi ka siguruar Evropën dhe nuk mund të shkoj më lartë se pozita e katërt

    Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Zenunaj, Palushaj, Basriu, Shabani, Jashanica, Carioca, Gashi, Merlaku, Chibueze.

    Llapi: Abdullahu, Jashari, Dushkaj, Peposhi, Shabani, Veliu, Maliqi, Shillova, Sadriu, Fazliu, Ahmeti.

    Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Drenicës dhe kampionit të ri të Kosovës, Ballkanit që do të zhvillohet në Skenderaj.

    Drenica:Pas pak…

    Ballkani:

    Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe përballja Gjilani – Malisheva, me vendasit që kërkojnë pikët për ta siguruar vendin e dytë, derisa mysafirët pikët për t’i ikur fundit.

    Gjilani:

    Malisheva:

    Krejt në fund do të përballen në Lipjan dy skuadrat e rëna tanimë nga elita e futbollit kosovar, Ulpiana dhe Feronikeli.

    Ulpiana: Pas pak…

    Feronikeli:Pas pak…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark