×
  • Lajme
  • Lajme

    “Java e Gruas” i bënë bashkë Thaçin dhe Delwien

    Insajderi
    20 March 2017 - 09:13

    Presidentin e Kosovës dhe ambasadorin amerikan Greg Delawie do ti bashkoj ceremonia e hapjes së ngjarjes vjetore “Java e Gruas”, e cila do të fillojë sot.

    “Java e Gruas” është një ngjarje vjetore kombëtare që filloi në vitin 2012 si një pilot-projekt i Institutit Kombëtar Demokratik i mbështetur nga USAID-i.

    Presidenti Thaçi dhe ambasadori Delawie tash e disa javë janë në “luftë” me njëri tjetrin për çështjen e mënyrës së themelimit të  ushtrisë, ndërsa sot do të takohen që ti mbështesin gratë e Kosovës në zhvillimin e tyre ekonomik, cilësin e arsimit dhe në shërbimet shëndetësore.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte dorëzuar tek kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për FSK-në, me 7 mars, dhe ky projektligj nuk ishte pritur mirë nga ana e ndërkombëtarëve.

    Ambasadori amerikan Delawie ka demantuar deklaratat e liderëve të Kosovës, Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke ndodhur në koordinim të plotë me partnerët.

    Në një intervistë për gazetën Insajderi ambasadori Delawie kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar prerazi nga autoritetet kosovare që të stopojnë procedurat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Ambasadori Delawie e ka cilësuar të papranueshme mënyrën se si po punohet për këtë çështje.

    Java e Gruas mbledhë 100 gra përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

    Me ç’rast ambasadori Greg Delawie do të flasë në ceremoninë e hapjes ku pjesë do të jetë edhe presidenti Thaçi.

    Këtë vit, Java e Gruas do të bashkoj gra lidere, dhe për herë të parë rreth 20 liderë burra nga të gjitha fushat e shoqërisë që të marrin pjesë në këtë program, të krijojnë rrjetëzim dhe të forcojnë aftësitë e tyre në lidership, të folurit para publikut dhe në hartimin e politikave.

    Java e Gruas 2017 do të organizohet gjatë 20 – 24 Mars, me temën “Java e Gruas – Deshifrimi i Integrimit Evropian”. /Insajderi.com 

     

     

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark