×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Java e Shëndetit Menstrual, nesër diskutim në sheshin e Prishtinës

    Insajderi
    26 May 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata joqeveritare CICAT së bashku me QIKA, do të mbajt të premtën (nesër) një takim me qytetarët në kuadër të fushatës #pecetanukështëluks.

    Diskutimi do të mbahet në Sheshin Skënderbeu për të biseduar rreth shëndetit menstrual dhe për të thyer stigmën mbi këtë temë.

    “Ditët e ciklit menstrual 🗓 përcillen me dhimbje të shumta e me efekte të tjera anësore.🤒 Për të mos mjaftuar këto, gratë përballen me paragjykime e stigma të shumta rreth menstruacioneve. Nga ajo se konsiderohet “marre” e në të tjera, ne ju ftojmë t’i shprehni të gjitha këto me ne”.

    “Të Premtën, më 27.05.2022, në Sheshin Skënderbeu📍 merrni pecetën higjienike dhe ejani që së bashku ta thyejmë stigmën. Në pecetat higjienike do të shkruajmë mesazhet tona e të gjitha së bashku do të krijojmë një vepër arti!”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark