×
  • Sport
  • Sport

    ‘Je gungaç, o juventino mu*i’; Chiellini fyhet në Amerikë për të kaluarën bardhezi. Ky ishte reagimi i tij

    Insajderi
    29 April 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sezoni i tij i parë në MLS nuk ka qenë i keq. Pas lamtumirës së tij nga Juventusi, Giorgio Chellini në fakt nënshkroi kontratë me Los Angeles FC për të përjetuar përvojën e tij të parë jashtë Italisë, konkretisht në SHBA.

    Ish-kapiteni i kombëtares axurre arriti të triumfojë në vitin e tij të parë duke fituar titullin në finale ndaj Philadelphia. Me atë rast Chiellini mbeti në stol gjatë gjithë kohës, ashtu siç ndodhi në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve CONCACAF kundër Philadelphia.

    Ndeshja përfundoi 1-1 dhe ‘King George’ i pa sërish shokët e skuadrës duke luajtur nga pankina. Por diçka e papritur ndodhi gjatë ngrohjes së tij në vijën anësore. Një tifoz ka nisur të ofendojë ish-kapitenin e Juventusit me italishte të përsosur.

    Fyerje të drejtuara pikërisht për të kaluarën e tij bardhezi, të cilat habitën edhe vetë lojtarin. Gjithsesi si profesionist i madh, Chiellini pati një reagim të përmbajtur karshi ofendimit mjaft provokues: “Juventino, copë m*ti”.

    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale këto orë dëgjohet zëri i këtij fansi, i cili në pak sekonda fokusohet totalisht te Chiellini për ta fyer siç duhet. “Kthehu në Torino, gungaçi i Juventusit”, – bërtet përsëri tifozi i pranishëm pikërisht pranë fushës.

    Ai e shprehu të gjithë zhgënjimin kur pa një ish-lojtar të Juventusit, të cilin ndoshta nuk i pëlqen ta shohë në kampionatin amerikan të futbollit. Chiellini nuk iu përgjigj fare atyre provokimeve. Ky nuk ka qenë kurrë stili i tij, pavarësisht se gjithmonë është shfaqur si luftëtar në fushën e blertë.

    Mbrojtësi i Los Angeles FC ka reaguar me një shprehje të fytyrës që përfshin të gjithë klasin e tij. Chiellini buzëqesh dhe më pas vazhdon të vrapojë në nxemje, ndoshta edhe i argëtuar nga ajo që ndjeu papritur në atë moment.

    Ish-mbrojtësi i Juventusit ka qëndruar shumë pranë bardhezinjve, madje edhe në rrjetet sociale. Në fakt ai publikon shpesh foto dhe postime në mbështetje të asaj që prej vitesh ka qenë familja e tij e dytë. Një klub që gjithashtu mund ta mirëpresë atë në ndonjë rol menaxherial.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark