09:27 - 23 Shtator 2022

Mozzik është njëri nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqipe. Ai ka lansuar projektin e ri muzikor të cilin ka disa ditë që e promovon.

Reperi nga Ferizaj ia dedikoi këtë projekt muzikor me vargjet tejet prekëse vajzës së tij Hanës.

Në këngë, ai flet për jetën e tij, ndarjen nga Loredana dhe sa vështirë po e përjeton ndarjen nga vajza e tij, pasi siç thotë në këngë “Je rrit veç me Nanë”.

Ndërsa tregon se si për vajzën e tij Hanën gjyshërit i merr malli dhe se duan ta kenë pranë.

Tags: ,