×
  • Showbiz
  • Show

    Jennifer Lopez pozon totalisht nudo dhe i vë flakën rrjetit

    Insajderi
    25 November 2020 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pa e shijuar ende mirë superperformancën e saj në “American Music Awards” përkrah Maluma-s, Jennifer Lopez i ka vënë sërish flakën rrjetit me një video të saj mjaft sensuale.

    Artistja e famshme ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet totalisht nudo.

    Jennifer shihet krejtësisht e zhveshur, ndërkohë që pjesën e sipërme të trupit e ka mbuluar me duar. Me këtë video ajo ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re që duket se do të mbajë titullin “In The Morning”. Madje një pjesë të këngës ajo e ka zbuluar, duke e vendosur në sfond të videos së saj.

    Lopez ishte kujdesur që pamja e saj të dukej sa më natyrale me flokët e prerë shkurt dhe me një make up super të thjeshtë.

    Si çdo herë tjetër këngëtarja shfaqej në formën më të mirë të mundshme, duke dëshmuar sërish se mosha është thjesht numër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark