Drejtori sportiv i klubit prizrenas, Liria, Enis Gashi ka dhënë dorëheqje.
Njoftimi për këtë vendim erdhi menjëherë pas humbjes në shtëpi nga Llapi 0:2.
“Pas një periudhe një vit e gjysmë, kam vendosur të jap dorëheqje. Gjatë kësaj kohe kishim momente të bukura, por dhe të rënda. Falenderoj menaxhmentin e tifozët Arpagjik’t, si dhe uroj klubin për të dal nga kjo situatë. Suksese klubi im”, deklaroi Gashi, sipas njoftimit të klubit prizrenas.
Liria e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e fundit në tabelë në elitën e futbollit Kosovar.