×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jep dorëheqje Inspektori i Sigurisë nukleare pas 14 vjetësh pune në kryeministri

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:30

    Inspektori i Sigurisë nukleare dhe mbrojtje nga rrezatimi, Fadil Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e inspektorit në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në kuadër të Zyrës së kryeministrisë.

    Telegrafi ka siguruar dokumentin ku ai lirohet nga detyra, pasi që ka paraqitur dorëheqjen me shkrim për lirim nga detyra.

    Ndërkaq, Telegrafi merr vesh se i njëjti e kanë lënë punën për arsye financiare, pasi rroga e tij bruto ka qenë 600 euro, ndërsa ka kaluar si profesor universitar.

    Ndryshe, Hasani ushtronte pozitën e inspektorit për Siguri Nukleare dhe Mbrojtje nga rrezatimi, pranë Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga rrezatimi dhe Siguria Nukleare e cila Agjenci funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit.

    Hasani ishte zyrtari i parë i Kosovës nga kjo fushë që nga viti 2008.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark