×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jep dorëheqjen kreu i ushtrisë spanjolle pas skandalit të vaksinimit

    Insajderi
    24 January 2021 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të ushtrisë spanjolle dha dorëheqjen pas një polemike që shpërtheu pasi ai u pa duke marrë vaksinën e koronavirusit (COVID-19) duke thyer protokollin e vaksinimit, raportuan mediat vendore.

    Gjenerali, Miguel Angel Villarroya ia paraqiti dorëheqjen e tij ministres së Mbrojtjes Margarita Robles, të cilën ajo e pranoi, raporton ATSh.

    Në letrën e tij të dorëheqjes, ai theksoi se i kishte shërbyer Spanjës me ndershmëri gjatë gjithë karrierës së tij 45-vjeçare ushtarake.

    Dorëheqja e gjeneralit, Miguel Angel Villarroya erdhi pas një skandali rreth vaksinimit të zyrtarëve ushtarakë dhe politikë spanjollë të cilët morën vaksinat e para kohë, pasi paraprakisht ishin rezervuar për punonjësit shëndetësorë dhe personat në shtëpitë e të moshuarve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark