×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jep dorëhje deputeti i partisë së Merkelit: Pasurohet gjatë krizës së pandemisë

    Insajderi
    07 March 2021 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nikolas Lobel, një anëtar i Bundestag nga radhët e Demokristianëve të Bashkuar (CDU), njoftoi sot dorëheqje dhe braktisjen e politikës.

    Gjegjësisht, u zbulua se kompania e tij private bëri një fitim nga tregtia e maskave mbrojtëse në fillim të pandemisë së coronavirusit.

    Kritikat erdhën sot nga partitë e opozitës, por edhe nga ato të tij, pasi u zbulua se kompania fitoi 250 mijë euro duke tregtuar me maska mbrojtëse në fillim të pandemisë, raportoi AP.

    “Unë marr përgjegjësinë për atë që bëra”, tha Libel.

    Deutsche Welle njoftoi dje se disa deputetë të të CDU-së janë të dyshuar për grumbullimin e qindra mijëra eurove për të lobuar në blerjen e maskave për kompani të caktuara.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark