Pop këngëtari George Michael, ka lindur në Georgios Kyriacos Panayiotou në veri të Londrës. Ai la gjurmë me këngët e tij, të gjitha hite.
Ai gjatë karrierës së tij muzikore ka shitur më shumë se 100 milionë albume, gjatë katër dekadave.
Talenti i tij si këngëtar, kompozitor dhe producent muzikor e bëri George Michael një prej artistëve më të mëdhenj në botë. Ai gjatë karrierës së tij ka fituar tre çmime British dhe dy Grammy.
Ai së pari u bë i famshëm në shkollën Ridgeley me Wham, duke prekur majat e top listave në Mbretërinë e Bashkuar.
George Michael, njihet si një këngëtar që ka pasur mjaft probleme me ligjin e gjithashtu edhe me jetën e tij shëndetësore.
Ai ka humbur një rast gjyqësor me kompaninë “Sony”. Ai është akuzuar edhe për ngasje të veturës nën ndikim të drogës.
Një nga problemet me të cilat është përballur ai është paragjykimi i tij për seksualitetin e tij. Michael zbuloi se ai ishte homoseksual në vitin 1998, pasi u arrestua në një tualet publik në Beverly Hills të Kalifornisë.
Në vitin 2011, Michael, ka shtyrë një seri koncertesh pasi u dërgua në spital për trajtim për pneumoni.
Disa nga këngët më të famshme të tij kanë qenë Wake Me Up Before You Go Go, me Wham, në vitin 1984, Freedom në vitin 1984, Careless Whisper, në vitin 1984, I’m Your Man, 1985, The Edge of Heaven në vitin 1986, A Different Corner, 1986.
Ndërsa hitet e tij me këngëtar tjerë kanë qenë I Knew You Were Waiting For Me me Aretha Franklin në 1987, Don’t Let the Sun Go Down on Me me Elton John, në vitin 199, Five Live EP me Queen dhe Lisa Stansfield, në vitin 1993.
George Michael dhe Andrew Ridgeley i Wham!, duke performuar në një show televiziv “Gold Solid”, të Amerikës, në vitin 1982.
George Michael në shtëpinë e familjes së tij në Londër në fillim të viteve 1980.
George Michael në shtator 1984.
Andrew Ridgeley dhe George Michael i Wham! në vitin 1985.
George Michael në një dhomë hoteli në Sidney, në janar të vitit 1985 gjatë turneut botëror meWham!
George Michael, në një koncert bamirësie me Harvey Goldsmith, Bono, Paul McCartney, Bob Geldof dhe Freddie Mercury në stadiumin Wembley në Londër më 13 korrik 1985.
Boy George me George Michael në një koncert bamirësie për Aids në Wembley Arena në vitin 1987.
Në Los Angeles në vitin 1989.
Princesha Diana me George Michael duket bisedur para koncertit, për të shënuar Ditën Botërore të AIDS- 1 dhjetor 1993, në Londër.
George Michael jashtë Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë në Londër në tetor të vitit 1993 në padinë e tij ndaj Sony Music.
George Michael dhe Elton John pas shërbimit funeral të Princeshës Diana, më 6 shtator 1997.
Performancë në një koncert bamirësie “NetAid” në stadiumin Wembley në Londër në vitin 1999.
Partneri i tij Kenny Goss, në Londër në vitin 2004
Këngëtari në një konferencë për shtyp në Berlin, ku ishte duke promovuar filmin George Michael, “Një histori ndryshe”, në shkurt 2005.
Duke mbajtur një fjalim para gjykatës në Londër më 8 qershor 2007, pas marrjes së një dënimi.
Performancë, gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës të vitit 2012.
Me modelen e Kate Moss në qershor 2012.
Në një koncert për të mbledhur para për bamirësi “Sidaction Aids” në Shtëpinë e Operës në Paris, “Palais Garnier” në shtator 2012. /Insajderi.com