Jetonte vetëm në një kasolle, gjendet i vdekur shqiptari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jetonte vetëm në një kasolle, gjendet i vdekur shqiptari

    Insajderi
    07 July 2019 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër viktimë shqiptare është regjistruar në trojet greke.

    Sikurse shkruajnë mediat greke pak pas orën 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme, trupi i një burri shqiptar, rreth 45 vjeç, u gjet jashtë kasolles ku jetonte.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kefalovriso, në Trikala, ndërsa ishin disa banorë të fshatit ata që identifikuan viktimën dhe njoftuan autoritetet.

    Dyshohet se shqiptari ka ndërruar jetë të paktën 48 orë më parë dhe se jetonte vetëm.

    Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, por paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark