×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jevtiq: Asociacioni nuk do të jetë njëetnik

    Insajderi
    04 February 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një takim në Uashington me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar formimin e Asociacionit, për çka tha se ai nuk do të jetë “mono-etnik siç dëshiron ta paraqes dikush”, raporton Insajderi.

    Jevtiq, tha se komuniteti serb kërkon që Asociacioni të jetë sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe se si i tillë “nuk do të jetë institucion që ua merr të drejtat shqiptarëve ose të tjerëve”.

    “Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë mekanizëm që do të sigurojë se në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor, planifikimit urban dhe ekonomi në komunat me shumicë serbe do të zhvillohen edhe njerëzit e tjerë që jetojnë në këto komuna, kështu që do të jetë në të mirë të të gjithëve, dhe kështu Asociacioni nuk do të jetë monoetnik siç dëshiron ta pares dikush”, ka thënë Jevtiq.

    Në anën tjetër, siç thotë Jevtiq, Escobar ka kërkuar në mënyrë të paekuivok që Asociacioni të formohet dhe se nuk mund të ketë vonesa në këtë proces.

    “Escobar gjithashtu theksoi nevojën që serbët të jenë pjesë e insticioneve të Kosovës në kapacitet të plotë në mënyrë që të gjithë popujt të punojnë bashkërisht dhe të ndërtojë besim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë”, shkroi Dalibor Jevtiq./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark