Jimmy Berisha nuk do të jetë më drejtor ekzekutiv i klubit me më së shumti trofe në Zvicër, Grasshoppers.
Kështu ka raportuar gazeta e madhe zvicerane “Blick” të hënën.
Largimi i Berishës dhe drejtorit sportiv të gjigantit zviceran është bërë i ditur edhe nga klubi.
“Pas diskutimeve të hapura dhe duke pasur parasysh pikëpamjet e ndryshme për orientimin e klubit u ra dakord reciprok se një ndryshim në ekipin drejtues ishte i pashmangshëm. Në interesin më të mirë të së ardhmes së klubit, bordi drejtues së bashku me të përfshirët kanë marrë këtë vendim në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndjekim synimet ambicioze në vitet në vijim”, shkruan në përgjigjen e klubit dhënë gazetës zvicerane.