×
  • Sport
  • Sport

    Joana Sanz, bashkëshortja e brazilianit, viziton Dani Alves në burg…

    Insajderi
    05 February 2023 - 21:55

    Dani Alves ndodhet në Brians 2 që nga 20 janari, pasi gjyqtari hetues urdhëroi paraburgim parandalues ​​pa kusht për futbollistin brazilian, i akuzuar për kryerjen e një sulmi seksual në klubin e natës Sutton në Barcelonë në agimin e 30 dhjetorit të vitit 2022. 

    Vetëm këtë të dielë, më 5 shkurt, Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit, e ka vizituar atë në burg. Pasditen e sotme, modelja u pa teksa hynte në “Brians 2”, e shoqëruar nga Bruno Brasil, miku i familjes së Dani Alves. 

    Vizita nga Ishujt Kanarie ndodh në të njëjtën javë, në të cilën u publikua se Joana Sanz i kishte kërkuar divorcin futbollistit. Mirëpo, ka qenë vetë ajo që përmes rrjeteve sociale që i ka mohuar informacionet, duke u siguruar se janë totalisht të rreme.

    “Unë nuk kam kontaktuar me asnjë media, as ndonjë gazetar konkret. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj me një deklaratë në rrjetet e mia sociale. Çdo gjë tjetër është spekulim,”- përfundoi modelja nga Tenerife. 

    VIDEO/ Joana Sanz, bashkëshortja e brazilianit, viziton Dani Alves në

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark