×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Joe Biden arrin në Shtëpinë e Bardhë

    Insajderi
    20 January 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden në këto momente është duke u futur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe rrethi i ngushtë i familjes.

    Nën masa të rrepta të sigurisë dhe pjesëtarë të shumë të Shërbimit Sekret, Biden ka ecur nëpër sheshin e Washington DC, duke u nisur në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

    Gjatë rrugëtimit të tij ai nuk hezitoi të përshëndetet me qytetarë të shumtë që kishin dalë për ta përkrahur, e madje në momente të caktuara është parë në disponim të mirë – duke vrapuar në drejtim të qytetarëve.

    Kujtojmë që Joe Biden ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër rivalit nga radhët e republikanëve Donald Trump. Ai sot është betuar, e para tij një gjë të tillë e kishte bërë edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark