×
  • Lajme
  • Insajderi

    Joe Biden betohet si president i ShBA-së

    Insajderi
    20 January 2021 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

    Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.

    Biden njëherit është presidenti më i moshuar amerikan që është betuar në Capitol, si dhe ky është inaugurimi i 59-të në historinë amerikane.

    Biden është shoqëruar tërë kohën nga bashkëshortja Jilly Biden, e cila është profesoreshë dhe që ka bërë të ditur se do të vazhdojë detyrën  ta ushtroj pavarësisht se tani është Zonja e Parë.

    Në ceremoninë e betimit kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët tjerë amerikanë si George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark