×
  • Showbiz
  • Show

    Joe Biden me mesazh falënderues për bashkëshorten e tij, pas mbërritjes në Capitol

    Insajderi
    20 January 2021 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak kohë pasi arriti në Capitol për inaugurimin si president, Joe Biden ka bërë një postim në Twitter dedikuar bashkëshortes së tij, Jill.

    “Të dua, Jilly, nuk mund të isha më mirënjohës që të vazhdojë me ty në rrugëtimin përpara”, ka shkruar ai.

    Kjo përfshinte një video të shkurtër të çiftit duke mbajtur duart me njëri-tjetrin, derisa po arrinin në ceremoni.

    Joe Biden së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris tashmë kanë arritur në ceremoninë e inaugurimit, derisa këtë vit është duke u zhvilluar më ndryshe për shkak të pandemisë së coronavirusit.

    Inaugurimi ka filluar në orën 16:00, teksa në ceremoninë e 59-të do këtë një numër të vogël të pranishmëve duke respektuar masat për parandalimin e COVID-19.

    Në mesin e zyrtarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit janë Barack dhe Mishelle Obama, Bill dhe Hillary Clinton si dhe George Bush.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark