×
  • Sport
  • Sport

    John Arne Riise tregon diferencën në mes të Totti-t dhe Gerrard-it

    Insajderi
    22 February 2016 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti norvegjez, John Arne Riise, ka shpjeguar diferencën në mes të kapitenit të Romës Francesco Totti dhe ish-kapitenit legjendar të Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi Riise kishte luajtur me të dyja skuadrat.

    Riise i cili arriti famën më të madhe me skuadrën e Liverpoolit me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005 dhe Kupën FA një vit më vonë. Pas viteve të kaluara në Liverpool, norvegjezi kaloi në Romë për të luajtur edhe disa vite para se të kthehej përsëri në Angli te Fulhami.

    Në një intervistë për Goal.com Riise tregon për diferencat që karakterizojnë dy personalitet e mëdha të Romës e Liverpool-it, dy kapitenëve legjendar të këtyre dy klubeve. Ai thotë se është habitur me personalitetin e Tottit, të cilin e konsideron si ‘zot’ të Romës.

    “Me të gjithë respektin për futbollistët e tjerë, Totti ishte si një ‘zot’ në Romë. Para se të shkoja në Rom dija pak për të, por kur u bëra bashkë lojtar i tij u habita shumë. Ai  ishte i thjeshtë, i sjellshëm, madje lëshonte batuta herë pas here. Ai ishte mbret i Romës”, deklaroi Riise.

    Riise thotë se Totti ishte lider vetëm në fushën e lojës, ndërsa Totti ishte lider edhe jashtë saj.

    “Gerrardi ishte një lider në fushë por prezenca e Tottit nuk ndjehej vetëm në fushë por edhe në stërvitje dhe në të gjitha ambientet e Romës”, shtoi ish-mbrojtësi i krahut të majtë.

    Totti është në fund të karrierës së tij të cilën dëshiron ta mbyllë me Romën ashtu siç e kishte nisur, por me ardhjen e Spallettit si trajner tek Roma legjendës romake iu kanë zvogëluar në maksimum hapësirat për lojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark