23:58 - 10 Qershor 2021

Një frymë e re në marrëdhëniet e përbashkëta, kështu komentoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të bisedës së gjatë që bëri me presidentin amerikan Joe Biden.

Në fund të takimit, Johnson tha se “u arrit një dakordësi e përbashkët” midis Londrës, Brukselit dhe Uashingtonit, për të mbrojtur paqen në Irlandën e Veriut pas tensioneve të shkaktuara nga Brexit, raporton ATSh.

“Të gjitha palët ranë dakord se është e rëndësishme të sigurohet një ekuilibër me procesin e paqes dhe unë jam optimist që ne mund ta arrijmë atë”, theksoi Johnson.