×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Jom i dytyruk perte lajmrue shqecimin”, bëhet viral komunikimi i Bahtirit me kërcënuesin Saim Xhafa

    Insajderi
    31 October 2022 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar nga një ish veteran i UÇK-së.

    Gazeta Insajderi mësoi ekskluzivisht se personi që po dyshohet se kërcënoi Agim Bahtirin është Saim Xhafa.

    Ndërsa është bërë viral se si Bahtiri ka kominikuar me personin që e ka denoncuar për kërcënim.

    Në rrjet kanë filluar shakatë më të pasi Bahtiri kishte shkruar me një gjuhë plot gabime e vështirë të kuptueshme.

    ” Ok une jom i dytyruk perte lajmrue shqecimin qe ju duke ma bae”, kishte Shkruar Bahtiri.

    Gazeta Insajderi mësoi ekskluzivisht se personi që po dyshohet se kërcënoi Agim Bahtirin është Saim Xhafa.

    Ai po pretendon se gjatë kohës kur në Mitrovicë po udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Agim Bahtirin ia rrënuan objektin në të cilin ai po punonte për të siguruar “bukën e gojës”.

    Pushteti komunal i LVV në Mitrovicë vite më parë rrënoi objektin ku bashkonte ish – ushtarët e UÇK-së. Në këtë objekt veterani Saim Xhafa kishte punuar në një lokal brenda objektit.

    Gazeta Insajderi mëson se ai ka kërcënuar ish kryetarin Agim Bahtiri dhe rasti po trajtohet në polici.

    Në kohën kur Mitrovica drejtohej nga Bahtiri ishte vendosur qe Xhafës t’i ndërpritet shfrytëzimi i një prone komunale.

    Autoritet komunale kishin konstatuar se Xhafa ishte uzurpator e jo pronar i kësaj toke që shfrytëzohej nga Xhafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark