Vllaznia ka emëruar pa humbur kohë trajnerin e ri, i cili do të ulet në stol në vend të Elvis Plorit.
Mirel Josa është tekniku i ri i kuqebluve.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.