×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Jose Mourinho shkarkohet nga Tottenham

    Insajderi
    19 April 2021 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tottenham Hotspurs ka shkarkuar trajnerin portugez Jose Mourinho nga detyra e trajnerit së skuadrës, raporton Insporti.com.

    Vendin e Jose Mourinhos do ta marrë ish futbollisti i Tottenham, Ryan Mason së bashku me Chris Powell deri në fund të sezonit.

    Gazeta e famshme angleze “The Telegraph” ka raportuar se Mourinho është njoftuar me vendimin e klubit.

    Forma e dobët e “gjelave” në javët e fundit dhe eliminimi nga Liga e Evropës nga Dinamo Zagreb ka bërë që shkarkimi i tij të jetë i pa shmangshëm nga drejtusit e klubit.

    Tottenham renditet në pozitën e shtatë në Premier Ligë me 46 pikë të grumbulluara.

    Në artikullin e “The Telegraph” thuhet se shkarkimi i tij ishte menduar edhe para ndeshjes me Manchester United, të cilën Spurs e humbi në shtëpi me rezultat 1:3.

    Mourinho ishte emëruar trajner i Suprs më 29 nëntor të vitit 2019. Ai kishte zëvendësuar Mauricio Pochettino si trajner.

    Paga e portugezit në Tottenham besohet të jetë afër 12 milionë euro në vit.

    Tashmë, Mourinho është shkarkuar nga tri klube angleze të ndryshme, Chelsea dy herë, Manchester United dhe Spurs.

    Vendin e Jose Mourinhos do ta marrë ish futbollisti i Tottenham, Ryan Mason së bashku me Chris Powell deri në fund të sezonit.

    Mason është pensionuar nga futbolli aktiv disa vitë më parë pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar në kokë, sa ishte futbollisti i Hull Cityt.

    Ai kishte thyer kafkën gjatë një dueli me mbrojtësin anglez, Gary Cahill në ndeshjen Chelsea – Hull City.

    Që nga pensionimi, ai ka filluar kurset për trajner dhe tashmë është i licencuar.

    Mason, 29 vjeçar, është prodhim i akademisë së futbollit të Tottenham.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark